27 Qershor, 2026

Youtube-ri i famshëm, reportazh në Shqipëri: Na dhanë drogë falas, shqiptarët janë mikpritës të jashtëzakonshëm

 Youtube-ri i famshëm, reportazh në Shqipëri: Na dhanë drogë falas, shqiptarët janë mikpritës të jashtëzakonshëm

Youtuber-i i njohur i “Hidden Secrets” ka vizituar së fundmi Tiranën, ku ka realizuar disa reportazhe. Në njërën prej videove ai, përveçse rrëfen një episod të pazakontë gjatë vizitës, vlerëson mikpritjen dhe sigurinë që ka gjetur në kryeqytetin shqiptar.

Gjatë një shëtitjeje në zonën e Laprakës, autori i videos tregon se ai dhe shoqëruesi i tij u afruan nga dy persona vendas, të cilët sipas tij u dhuruan falas një paketë me lëndë narkotike.

“Në Tiranë nuk ka shitës agresivë droge, por ta japin falas”, shprehet ai në video, ndërsa më pas shton se personat që takoi ishin tejet miqësorë dhe të sjellshëm.

“Po ecim në një nga lagjet e Tiranës dhe dy djem shumë miqësorë na dhanë një paketë falas. Kjo është mikpritje e një niveli tjetër”, dëgjohet të thotë ai.

Youtuberi thotë se kishte dëgjuar më parë komente se Lapraka dhe disa zona të tjera konsideroheshin problematike, por përvoja e tij rezultoi krejt ndryshe.

Gjithçka që thuhet në internet për këtë zonë si të pasigurt është totalisht e pavërtetë. Ndoshta 25 vite më parë ka qenë ndryshe, por sot mund të ecësh këtu shumë më i sigurt sesa në shumë qytete të Europës Perëndimore”, shprehet ai.

Në video, disa banorë vendas i tregojnë se zona nuk paraqet rrezik për turistët dhe se situata ka ndryshuar rrënjësisht krahasuar me dekadat e kaluara.

Për turistët nuk ka asnjë problem. Nëse ke ndonjë shqetësim, eja tek unë”, i thotë një prej banorëve.

Youtuberi bën edhe krahasime me qytete të tjera europiane, duke theksuar se nuk është përballur me sjellje armiqësore, nuk është penguar gjatë filmimeve dhe ka gjetur njerëz të gatshëm të bisedojnë me të në çdo moment.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *