Spiropali provokon Ramën dhe Ballukun nga Gjermania
“Bundestag, Berlin, Gjermani!
Vizita në Bundestag nisi me Peter Beyer, Raportuesi për Shqipërinë dhe kryetari i grupit të miqësisë me Ballkanin Përëndimor.
Miqtë e Shqipërisë mbeten gjithmonë të rëndësishëm. Po aq e rëndësishme është edhe përgjegjësia jonë për të vazhduar transformimin; për një Shqipëri më të fortë, më të drejtë dhe më europiane”.
Kështu shkruan Elisa Spiropali, e cila ka qenë këtë të enjte në Gjermani.
Postimi i saj duket një provokim për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.
Kjo, pasi në korridoret diplomatike, thuhet se ishte Gjermania ajo që ndikoi në nisjen e hetimeve të SPAK për Belinda Ballukun.
Kjo, pasi Balluku kishte shmangur Gjermaninë nga të gjitha koncensionet që jepte si ministre.
Dhe afërsia me Gjermaninë, duket se i hëngri kokën Spiropalit, duke çuar në shkarkimin e saj.
E cila megjithatë, tashmë që pozitat e Ramës dhe Ballukut janë më të dobëta se kurrë, i “përshëndet” ata pikërisht nga Gjermania. (Thuaje.al)