Avokati i Tërmet Peçit: Le të ngordhin gjithë protestuesit idiotë të Zvërnecit
Genc Llakaj Salaria, që shfaqet edhe si avokat i Tërmet Peçit, duke e mbrojtur këtë të fundit pas luftës me Mirela Kumbaron dhe Flamur Golemin, këtë radhë është kapur me protestuesit që kanë 10 ditë që dalin në shesh kundër Qeverisë dhe Edi Ramës.
Ai ka arritur deri aty, sa t’u kërkojë llogari dhe t’i bëjë përgjegjës ata, për vrasjen e punonjësit të policit në Maliq.
Ndaj dhe i ka “uruar” protestuesit, që të ngordhin.
“Më mirë të ngordhin gjithë flamingot e planetit, bashkë me protestuesit idiotë të Zvërnecit, se sa të vritet një polic në krye të detyrës”, ka thënë ai në një video në rrjetet sociale.
Kujtojmë që ai u bë i famshëm kur sulmoi përmetarët, duke thënë se ata janë me keq se gjarpri.