Sokol Balla bën sondazh: Shqiptarët janë pro ndërtimit në Zvërnec dhe kundër protestave
Ndërsa gjithë Shqipëria i ka sytë nga protestat që mbahen përditë në Tiranë, Sokol Balla dhe Eduard Zaloshnja kanë bërë një sondazh.
Sipas sondazhit të tyre, shqiptarët qenkan pro ndërtimit në Zvërnec dhe kundër protestave.
“Mbështetja për investimin në Zvërnec është në masën 52 për qind, që përkon edhe me atë që nuk i janë bashkuar protestës.
Ndërsa 46 për qind shprehen skeptikë dhe thonë se pjesëmarrja e tyre ‘e munguar’ është si pasojë e mungesës së shpresës”, thuhet në sondazhin e publikuar nga Balla dhe Eduard Zaloshnja.
Në sondazhin e tyre, Balla dhe Zaloshnja nxorrën se në protestë kanë marrë pjesë vetëm 1 përqind e shqiptarëve.