Edi Rama nuk do ta marrë më kurrë veten, pas kësaj proteste
Nga Fitim Zekthi
Protesta që po mbahet prej dhjetë ditësh ka ndryshuar plotësisht politikën shqiptare.
Ajo jo vetëm ka delegjitimuar qeverisjen dhe gjithë klasën e vjetër 36-vjeçare politike, por ka treguar se sa e shkëputur nga shoqëria kjo klasë politike është.
Në protestë ka studentë, ka të rinj, ka prindër dhe familje të reja me fëmijë të vegjël, ka profesionistë nga më të mirët e vendit. Protesta ka gjuhë të kujdesshme, ka njerëz që sillen me qytetari, nuk ka banalitet dhe dhunë, përcjell dhe bart disa prej tipareve më të admirueshme të njeriut, që nga veshja e deri te qëndrimi, nga parullat te marshimi.
Një protestë është e fuqishme, dëshmon pushtet, dëshmon mbështetje kur nuk ka dhunë, kur nuk bën budallallëqe.
Kur të dëgjojnë, kur të mbështesin, kur e di që qeveria është trembur, kur e di që ajo po bën kaq vlerësimin e të gjithëve, nuk bën dhunë, sillesh me dinjitet.
Kur nuk të dëgjon njeri, kur je i izoluar, kur nuk ke mbështetje, do të shash, do të bërtasësh, do të bësh dhunë.
Kurrë nuk do ta marrë më veten qeveria dhe Rama. Rama ka humbur plotësisht kontrollin mbi rrëfimin.
Ai prej 13 vitesh ka kontrolluar rrëfimin, diskursi ka ecur në termat që ai ka dashur. Tani jo më. Ai po lodhet me marrëzitë në Elbasan dhe Shkodër të hyjë në rrëfimin e protestës në mënyrë që ta ndryshojë atë, por nuk e bën dot.
Ka ikur koha. Ka mbetur shumë pas. Protesta prodhoi një realitet të ri politik. Prodhoi dy palë, shfaqi dy palë, shfaqi qeverinë dhe popullin. Shfaqi qeverisjen dhe gjithe zullumin qe e perkufizon ate perballe nje p[opulli te liri, nje populli te fisem dhe elegant pr shume te ngarkuar me lodhjjen dhe poshterimin disa vjecar nga nje klase politike totaliasht jashte realitetetit dhe e korruptuar. Nuk ka palë tjetër në politikë sot pas kësaj proteste.
Do Zoti del për hajër, sepse shenjat janë të mira!