12 Qershor, 2026

Revolta e të moshuarve në Përmet: Jetojmë me 100 mijë lekë të vjetra pension, nuk e dimë çdo bëhet me ne

 Revolta e të moshuarve në Përmet: Jetojmë me 100 mijë lekë të vjetra pension, nuk e dimë çdo bëhet me ne

Të moshuarit dhe pensionistët në Përmet shprehen se po përballen me vështirësi të shumta ekonomike dhe sociale, ndërsa pensionet që marrin nuk mjaftojnë për të përballuar kostot e jetesës së përditshme.

Sipas tyre, rritja e vazhdueshme e çmimeve ka rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike, ndërsa shumë të moshuar jetojnë të vetëm pasi fëmijët e tyre janë larguar në emigracion.

“Ne punojmë, as bukën nuk e nxjerrim dot. Nuk kemi asnjë ndihmë ekonomike, vetëm me pension.

Çfarë do të bëjmë për të jetuar?”, shprehet një pensionist.

Një tjetër i moshuar thotë se situata është tepër e vështirë për këtë kategori të shoqërisë.

“Nuk e përballojmë dot jetesën. Kemi vështirësi dhe nuk e dimë se çfarë do të bëhet me ne”, shprehet ai.

Ndërkohë, një pensionist tjetër thekson se të ardhurat mujore nuk mbulojnë as shpenzimet bazë.

“Nuk përballohet. Unë marr 107 mijë lekë pension. Çfarë mund të bëj me kaq pak para? Duhet të paguaj dritat, ujin”, thotë ai.

Të moshuarit kërkojnë më shumë vëmendje nga institucionet shtetërore, rritje të pensioneve dhe mbështetje konkrete për kategoritë në nevojë, në mënyrë që të përballojnë më lehtë jetesën dhe sfidat e përditshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *