Bashkimi Europian, shuplakë Edi Ramës në kulmin e protestave
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka përcjellë këtë të hënë një mesazh ndërgjegjësues mbi rëndësinë e mbrojtjes së shpendëve dhe habitateve natyrore, duke ngritur alarmin për rënien e numrit të specieve në nivel global.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së thekson rolin jetik që shpendët luajnë në ruajtjen e ekuilibrit të ekosistemeve, ndërsa paralajmëron se humbja e habitateve dhe ndotja po kërcënojnë mbijetesën e shumë specieve.
“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë. Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.
Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme.
Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë. Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë”, thuhet në postimin e zyrës së BE në Tiranë.
Mesazhi vjen në kohën kur në Shqipëri nisën protestat masive kundër Edi Ramës, për çështjen e Zvërnecit.
Edhe pse jo direkt, ky postim i BE shihet si një inkurajim për protestat.