“Patrioti” anti-grek nga Saranda, që do të manipulojë faktet (dhe që del bllof)
Deputeti socialist i Sarandës, Ardit Bido, që prej vitesh hiqet si patriot dhe anti-grek ka publikuar fotografinë e një autobusi me targa greke në rrjetet sociale dhe thotë se ai është një nga tre autobusët e pasagjerëve që ka sjell shtetas grekë në Zvërnec për protestë.
Nisur nga reagimet e shumta dhe pretendimet se fotografitë që ai dispononte ishin të gjeneruara me inteligjencë artificiale, Ardit Bido ka publikuar pak minuta më parë këtë autobus me targë “XZI 6801”, dhe thotë se ai ka ardhur nga Greqia.
“Meqë ca budallenj marrin foto AI dhe i përdorin si mjet i luftës hibride që bëhet për të mbuluar të vërtetën: ju sfidoj, ç’do thoni tani për këtë autobuz, një nga tre, që u fut në Zvërnec atë ditë proteste, me targa greke?”, shkruan deputeti.
Mirëpo, deputetit i ka komentuar aktivisti Rigels Xhemollari, i cili publikon fotografinë e plotë të autobusit të marrë nga sistemi i kamerave hyrëse në rrethrrotullimin e Nartës në Vlorë dhe mbi të lexohet qartë emri “Ruçi Travel”, një kompani udhëtimi Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas.

“Pse ja ke prere koken autobusit ku lexon RUCI Travel, kompani transporti nga Vlora? dhe pse nuk kane te drejte banoret e zvernecit qe jetojen ne Greqi te protestojne? Dhe me cte drejte policia i jep pamjet e sistemtit e saj nje media dhe 1 deputeti?”, shkruan Xhemollari.