Rasti i Zvërnecit dhe Kakomeja që Fatos Nano ua fali “amerikanëve”
Njëzet e dy vjet të shkuara, një dikushi që mbetet misterioz njësoj si investitorët amerikanë me pasaportë ruse të Zvërnecit, rrethoi gjirin e Kakomesë pranë fshatit Nivicë.
Supozohej se do të bënte një resort luksoz.
Banorët e Nivicës thanë se toka u takonte atyre, brez pas brezi.
Shteti i Fatos Nanos dha lejen për resortin që nuk u ndërtua kurrë ndërsa shteti i Sali Berishës dërgoi policë dhe rrahu qytetarët protestues.
Njëzet e dy vjet më pas, porta vijon dhe gardhi vijon të mbajë të bllokuar plazhin e Kakomesë.
Nuk ka kurrfarë të drejte që të jetë kështu, përveç të drejtës që mund të fitohet përmes dhunës, aftësisë për të paguar roje dhe gadishmërisë së Policisë së Shtetit për të rrahur qytetarët që nuk janë miliarderë.
Sot duhet të protestojmë edhe për Kakomenë! (Gjergj Erebara)