24 Qershor, 2026

Nga Gaz Demi, Pacolli, e deri tek Banka Credins: Si kanë marrë qindra hektarë tokë në Vlorë?

 Nga Gaz Demi, Pacolli, e deri tek Banka Credins: Si kanë marrë qindra hektarë tokë në Vlorë?

Aktivistja Evi Kokalari ka nxjerrë emrat, e atyre që kanë përfituar qindra hektarë në zonën e mbrojtur të Nartës.

Në këtë listë bien në sy nga Gaz Demi, tek Behgjet Pacolli, e deri tek Banka Credins.

Postimi i Kokalarit

Në bazë të çfarë kriteri e hoqe ligjin për zonat e mbrojtura, Edi Rama?

Pra, çështja nuk është vetëm nëse është pronë private apo jo, por si dhe pse e hoqe ligjin për zonat e mbrojtura?

Dhe ju të opozitës farsë, pse nuk bëtë opozitë gjatë kësaj procedure, apo e mbyllët gojën për të mbrojtur një njeri super të degjeneruar dhe të denigruar si Sali Berisha, i cili e shkatërroi demokracinë shqiptare vetëm për të hequr sanksionet ndaj vetes?

Faji është i të gjithë sistemit dhe fillon me Sali Berishën, i cili duhet të japë llogari edhe për mënyrën se si shumica e këtyre tokave ka përfunduar në pronësi të individëve që nuk kanë asnjë lidhje me këtë zonë.

Jam skandalizuar kur kam parë hartën e pronësisë në zonë:

300 hektarë – Pacolli

600 hektarë – Credins Bank (Hë?)

240 hektarë – Vasil Naçi

150 hektarë – Artur Shehu (për këtë kam shumë komente)

Mbi çfarë kriteresh janë privatizuar këto prona?

Kjo është çështja!

Jo nëse prona është private apo shtetërore, por si përfunduan sipërfaqe kaq të mëdha në duart e njerëzve dhe subjekteve që nuk kanë asnjë lidhje me zonën. Kush i përfitoi, kur i përfitoi dhe mbi çfarë baze ligjore?

Këto janë pyetjet që kërkojnë përgjigje.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Pylli dhe Plazhi i Hidrovorit! (Zona e mbrojtur Vjosë- Nartë) Banka credins 600 hektar Mabatex-Bexhe Bexhet Pacolli 309 hektar Anna Group- Vasil Naçi- 240 hektar Sere- 20 hektar Adhenis- Arthur Shehu- 150 150 hektar Gaz Demi- 180 hektar Artan Pekushi 37 hektar"

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *