Shqipërisë po i vdesin pacientët me kancer, këta merren me trajtimin e transgjinorëve
Nga Ilir Pecnikaj
Vetëm një qeveri që ka humbur çdo ndjenjë prioriteti mund të nxjerrë një vendim të tillë.
Ndërsa qindra pacientë me kancer nuk kanë akses në shumë nga barnat moderne, ndërsa mijëra qytetarë vuajnë nga mungesa e trajtimeve për sëmundjet kronike dhe ndërsa spitalet tona përballen çdo ditë me mungesa infrastrukturore, financiare dhe njerëzore, qeveria gjen kohë dhe burime për të miratuar udhëzime për trajtime hormonale të personave transgjinorë.
Edhe vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria po e rishikojnë me kujdes këtë çështje për shkak të debatit shkencor mbi efektet afatgjata.
Ndërkohë, Shqipëria nuk ka as ekipet multidisiplinare, as eksperiencën dhe as burimet financiare që kërkon një trajtim i tillë.
Një shtet serioz vendos prioritete. Prioriteti sot duhet të jetë shpëtimi i jetëve, garantimi i barnave jetike dhe përmirësimi i kujdesit për pacientët me sëmundje të rënda, jo importimi i agjendave që nuk përbëjnë emergjencë shëndetësore për shumicën e shqiptarëve.
Ky vendim tregon edhe një herë se qeveria është larg problemeve reale të qytetarëve dhe afër propagandës së radhës….
Një tjetër “PPP” sorosian në sfond?!
