29 Qershor, 2026

“Më pëlqen të eci shpejt, kam bërë 20 aksidente” – Arrestohet regjisori Petri Bozo, pasi aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin

 “Më pëlqen të eci shpejt, kam bërë 20 aksidente” – Arrestohet regjisori Petri Bozo, pasi aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin

Pas aksidentit të djeshëm ku përplasi për vdekje në 7-vjeçar, arrestohet regjisori Petri Bozo.

Bozo deklaroi në polici se nuk ka qenë me shpejtësi, por autoritetet mendojnë se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në mëngjes. Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga regjisori Petri Bozo përplasi një 7-vjeçar, i cili si pasojë humbi jetën.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, e vendosur buzë aksit nacional “Elbasan–Librazhd”. I mituri kishte shoqëruar motrën në shkollë së bashku me nënën e tyre, ndërsa vetë zhvillonte mësimin pasdite në të njëjtën shkollë.

Dinamika dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia nuk ka dhënë ende një version zyrtar të ngjarjes. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pasi kishin lënë vajzën në shkollë, nëna dhe djali po drejtoheshin drejt një dyqani pranë saj.

Në ato momente, dyshohet se 7-vjeçari i është shkëputur nga dora së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga regjisori Bozo.

Në një interviste të pak kohe më parë, Bozo deklaronte se i pëlqen të eci me shpejtësi.

Madje ai deklaronte se kishte bërë rreth 20 aksidente gjatë jetës së tij.

Por sipas Bozos, asnjëherë s’kishte qenë faji i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *