Misteret e një dorëheqje
Elton Alushi, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka vendosur papritur të largohet nga detyra, duke i dorëzuar dorëheqjen kryepolicit Skënder Hita.
Shkaqet dhe arsyet që kanë çuar numrin 1 të Policisë së kryeqytetit të japë dorëheqjen mbeten të panjohura, pasi muaj më parë ai ka kaluar me sukses “vettingun”.
Kërkesa e dorëheqjes së tij është pranuar nga Hita dhe deri në një moment të dytë, në krye të DVP Tiranë është komanduar Oliger Torba.
Alushi e ka mbajtur këtë pozicion prej një viti e gjysëm.
Më parë, ai ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Vlorës.
Më 7 mars 2025, kryepolici i Tiranës është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për arsye që mbeten edhe sot të panjohura, ndërsa ai nuk bëri asnjë koment për mediat.