26 Qershor, 2026

Si po na e marrin oligarkët, çdo copë të bukur të Shqipërisë

 Si po na e marrin oligarkët, çdo copë të bukur të Shqipërisë

Shqipëri o jeta ime, më fal që isha gjallë më 2026 e nuk të mbrova dot kur kishe nevojë për ndihmë.

Nuk di ç’të bëj. Jo vetëm që e kanë bllokuar tërë këtë zonë në foto për resort turistik por nuk na lejuan as kalimin, pra kanë ekskluzivitet!!!!

Na morën oligarkët peizazhet. Na tradhëtuan aspi politikanët.

Në gjumë shoqëria civile. Zi kombëtare duhet të mbajmë për këtë mot që ka ardhur.

O sa turp që të gjithë shqipfolësit (vetë)quhen shqiptarë po ca janë në fakt shpirtshitur.

Më fal o Shqipëria ime që jam gjallë pikërisht në këtë kohë e nuk di çfarë të bëj me këto duar e mendje.

Të thërras Rama ik? Ok. Rama ik! Sali ik? Ok! Sali ik! Po tjetër ç’të bëj?

Ndjehem i tradhtuar!!!!!! (Anri Pashaj)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *