26 Qershor, 2026

Regjisori Petri Bozo përplas për vdekje një fëmijë 7 vjeç, shoqërohet në Polici

 Regjisori Petri Bozo përplas për vdekje një fëmijë 7 vjeç, shoqërohet në Polici

Policia ka shoqëruar regjisorin Petri Bozo në lidhje me një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel, në aksin Librazhd-Elbasan.

Kjo, pasi ai ka përplasur për vdekje një fëmijë 7 vjeç.

7-vjeçari është përplasur për vdekje nga makina ndërkohë që po kalonte rrugën, dhe për një moment është shkëputur nga e ëma.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me aksidentin.

Aksidenti i sotëm vjen 3 javë pas tragjedisë së ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy të mitur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *