Tel me gjemba për njerëzit – Shqipëria e Edi Ramës, si ajo e Enver Hoxhës
Telat me gjemba nuk janë thjesht gardh rrethues, aq më pak kufi prone. Në këtë tokë, ato mbajnë kujtesën e ndalimit, frikës dhe kontrollit absolut të diktaturës.
Në regjimin e Enver Hoxhës vendoseshin që njerëzit të mos largoheshin. Sot, në regjimin e Edi Ramës, vendosen që njerëzit të mos afrohen.
Teksa shohim kilometra të tëra hekuri dhe telash me gjemba që çajnë, ndajnë tokën, dhe do të therrin duke përgjakur një nga peizazhet më të bukura të këtij vendi, pyetja që mbetet është:
A mos jemi ne ata që po rrethohemi? (Dorian Musai)

