Armand Shkullaku mori para nga AKSHI, nisi sulmet pasi iu ndërprenë pagesat
rogramuesi dhe eksperti i njohur i IT-së, Gent Progni shkruan se edhe ‘parimori i madh’ Armand Shkullaku, i njohur si autor i një prej reportazheve më të arrirë për inceneratorët, ka përfituar para nga AKSHI, bashkë me ortakun e tij Andi Bushati.
Progni ka publikuar disa mesazhe me Shkullakun, ku tregon se si analisti që dyshohet se ka bërë vilë me paratë e BE-së për bujqësinë, ka marrë para nga AKSHI.
Pasi grupi kriminal i AKSHI-t ka ndërprerë pagesat, Shkullaku dhe Bushati kanë nisur të sulmojnë AKSHI-n nëpër banaqet televizive dhe përmes portalit të tyre ‘Lapsi’.


“Kur nisa luften me AKSHIN ishte koha e databazes se Patronazhisteve qe u publikua nga Lapsi, ne ate kohe u ftova te flas ne media, te mbroj dhe lapsin dhe pesova shume goditje, ne biznes, ne familje, ne cdo gje. Bera budallain kur nje nga njerzit qe e kisha klient dhe mendoja qe e kam mik nuk me mbeshteti me.
Arsyet besoj jane sterthene, por po i kujtoj dicka mqs ka ca dite qe iku dhe si klient. Mand, se ai tjetri eshte peshe e lehte se kam vlersuar ndonjehere si njeri (Bushati), bota eshte rrumbullake… dikur mendonit qe isha budallai dhe kamikazi ne mesin tuaj dhe ju ngjyenit gishtin rehat…
Me poshte keni disa komunikime ku webmaster, bashkepunetori dhe “bashkeluftetari” kunder akshit ju shkruante, te lapsi sot nuk gjeni asnje lajm pervec ndonje tek tuk qe ka ngelur padashje … Sot do thoni, djale i keq flet per gjera private, por keni ca “haqe” per te shlyer!“, shkruan Progni.



Ndërsa 95 % të gazetarëve me kredi dhe vështirësi kanë siguruar një apartament modes në Tiranë, në zona larg unazës së vogël, Armand Shkullaku është pronar i një vile luksoze me vlerë rreth 1 milionë euro në Rolling Hills, me burim të dyshimtë. Në emër të Shkullakut rezulton edhe një tjetër vilë në Dhërmi, e cila dyshohet se është ndërtuar me paratë që ka akorduar Bashkimi Evropian për bujqësinë në Shqipëri. SPAK ka hapur një hetim për devijim dhe vjedhjen e fondeve për bujqësinë, por ende nuk kemi persona përgjegjës.
Jo vetëm kaq, Shkullaku, i cili kapërdisej me Arben Ahmetajn duke pirë puro, ka shkrirë talentin, duke bërë një nga reportazhet më të arrirë, prekës dhe profesionalë për inceneratorin e Elbasanit, sigurisht me pagesë. Kur pagesat u ndërprenë, Shkullaku nisi të shante inceneratorët. (Prapaskena)