30 Qershor, 2026

Klithma e Saimir Korreshit, si skaner i realitetit tronditës në shëndetësi

 Klithma e Saimir Korreshit, si skaner i realitetit tronditës në shëndetësi

Deputetin e Lushnjes, Saimir Korreshi, jemi mësuar ta shohim të ngreje problematika nga më të ndryshmet që shqetësojnë banorët e zonës dhe qytetin ku ai është zgjedhur, Lushnjes, me një gjuhë sarkastike, nga e cila del një pasqyrim i vërtetë i realitetit, pavarësisht se hierarkët e pushtetit qeshin, se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër!

Por dje, ishte një fjalim krejtësisht tjetër për ta përshkruar situatën në shëndetësi, me ngjyrat që i takonte, ashtu e vrazhdë e pa rrugëdalje, që i përplaset çdo ditë në fytyrë qytetarit, i cili kërkon të marrë shërbim shëndetësor,  e nuk e gjen atë askund, por vërdalloset me hallin e tij dhe askush nuk i jep zgjidhje.

Fjala e deputetit la gjurmë te çdo individ që e ka dëgjuar, ai foli për spitalin e Lushnjes që ishte në kushte mizrabel, që i përngjante ngrehinave dalë boje të një kohe historike të largët dhe askush nuk shqetesohej për këtë.

Aparatura që nuk punojnë, për të kryer edhe një procedurë të thjeshte mjekësore, madje, sipas deputetit; edhe një eko nuk bëje dot(duke e ilustruar me shembull personal të një familjari të tij, që në mungesë të kësaj aparature kishte ndërruar jetë), por edhe ato që janë nuk funksionojnë.

Është ulëritëse të dëgjosh një realitet të tillë në vitin 2026. Jo se nuk dihej, por thjesht se si përpiqen të ashtuquajtur autoritete të mbulojnë diellin me shoshë, duke shitur dhe duke rrëfyer narrativa të paqena?

A kanë ndërgjegje këta njerëz, që tregojnë dhe flasin për shëndetëdi falas, ndërkohë realiteti është i hukubetshëm, mjerë kë zë halli të përballet me të! (Urim Tuski)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *