21 Maj, 2026

Muzikanti i njohur nga Saranda, kapet me dy Kallashnikovë në makinë

 Muzikanti i njohur nga Saranda, kapet me dy Kallashnikovë në makinë

Një tjetër rast i trafikimit të armëve ka përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, duke rikthyer shqetësimet për qarkullimin e armëve të zjarrit dhe rrjetet që i furnizojnë ato në kryeqytet.

Policia e Tiranës ka arrestuar 25-vjeçarin Klodian Mustafa, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitetin e trafikimit të armëve. Operacioni është zhvilluar nga efektivët e Komisariatit Nr. 4 në rrugën “Myslym Keta”, ku i riu u ndalua gjatë lëvizjes me automjet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që ai drejtonte, policia zbuloi dhe sekuestroi dy armë zjarri automatike së bashku me municionin përkatës.

Sipas informacioneve paraprake, armët dyshohet se ishin sjellë nga Saranda me qëllim tregtimin e tyre në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Fresk dhe Tufinë. Burimet bëjnë me dije se secila prej armëve kishte një vlerë rreth 800 euro.

Rasti ka ngritur edhe një herë pikëpyetje mbi mënyrën se si armët e zjarrit vazhdojnë të qarkullojnë dhe të gjejnë treg në vend, duke u kthyer në një kërcënim serioz për sigurinë publike. Hetimet për rastin vijojnë për të identifikuar nëse persona të tjerë janë të përfshirë në këtë aktivitet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *