21 Maj, 2026

Edi Rama ka një problem serioz në Vlorë

 Edi Rama ka një problem serioz në Vlorë

Përplasjet mes dy ish-ortakëve, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, kanë krijuar një situatë të paprecedentë.

Paraditen e kësaj të hëne, përplasja për pak ka përfunduar deri në rrahje mes punonjësve të të dyja palëve.

Aeroporti i Vlorës ka qenë një nga premtimet e mëdha të kryeministrit Rama.

Dhe tani që pothuajse gati ka përfunduar, gjendemi përballë një ngërçi të madh, që vështirë se mund të zgjidhet.

Kjo, pasi konflikti mes Pacollit dhe Ademit ka përfunduar në gjykatë, dhe dihet se sa kohë duhet të shqyrtohet një çështje në gjykatat tona.

Aq më tepër kur kihet parasysh pasha e këtij gjyqi.

Por përtej kësaj, ky nuk është një konflikt thjesht personal mes dy biznesmenëve.

Është një konflikt që përfshin edhe shtetin shqiptar, pasi është marrë peng një Aeroport i inicuar nga Qeveria.

Dhe fakti më i rëndë këtu, është ajo se vetëm segmente të Qeverisë, më saktësisht Belinda Balluku, thuhet se janë bërë palë me një prej ortakëve, Valon Ademin, duke bllokuar kështu Aeroportin e Vlorës.

Vetë Pacolli është përpjekur ta zgjidhë këtë situatë me ndërjmetësimin e kryeministrit Rama, por me sa duket pa efekt.

Ndaj dhe tani nuk kemi të bëjmë thjesht me një konflikt mes dy biznesmenëve, por me një çështje që përfshin vetë Qeverinë dhe shtetin shqiptar.

Që, duhet të gjejë një zgjidhje për këtë situatë, jo për të favorizuar njërin apo tjetrin, por për të vënë në funksion Aeroportin e Vlorës.

Ndryshe pastaj, do të gjendemi përballë një Aeroporti fantazëm, që s’do të vihet kurrë në punë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *