Ai nxin, ajo qesh – Mirela Kumbaro “provokon” Tërmet Peçin, pas sherrit publik në Gjirokastër
Drejtuesja politike e socialistëve në Qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, në fundjavë ka hedhur disa foto nga një takim në Tepelenë.
Në takim, prezent ka qenë edhe Tërmet Peçi, bashkë me kryebashkiakun Gramos Sako, për të cilin Rama e akuzoi Peçin, se po i vinte shkopinj nën rrota.
Dhe, fotot e publikuara nga Kumbaro, tregojnë gjithë situatën e krijuar në PS-në e Qarkut Gjirokastër.
Ndërsa Kumbaro dhe Sako shfaqen të qeshur, Tërmet Peçi nxin e steron.
Ai në asnjë moment, në të gjitha fotot e publikuara nga Kumbaro, nuk buzëqesh.
Dhe nuk ka si ta bëjë një gjë të tillë, pas asaj që ndodhi në Gjirokastër, kur Edi Rama e sulmoi ashpër, duke e akuzuar se po punon kundër socialistëve në Gjirokastër dhe Përmet, përveçse po i prish punë Gramos Sakos.
Lufta Kumbaro-Peçi ka nisur që prej fushatës parlamentare, kur ajo bashkë me Flamur Golemin iu kundërvunë, duke punuar kundër tij, për të bërë deputet Piro Dhimën.

