Gazetari gjirokastrit, që vë gjoba në Përmet dhe Këlcyrë
Jugulajm.net, një portal në pronësi të një gazetari nga Gjirokastra, prej kohësh terrorizon dhe iu vë gjoba drejtuesve kryesorë të administratës në Përmet.
Skema e përdorur nga ky portal, është pothuajse e njëjtë.
Fillimisht publikon një njoftim, se nesër, në filan orë, do të publikojë një lajm apo skandal, për filan person.
Kjo, me qëllim që gjatë kësaj kohe, personi i denoncuar, të paguajë gjobë.
Të nesërmen pastaj, nuk publikon asgjë.
Shpesh këto kërcënime, bëhen edhe pa bazë.
Rasti më i fundit, është ai me kryetarin e PS-së në Përmet.
Ky portal shkruante të premten, se të shtunë do të publikonte një skandal të tij, se si kishte degjeneruar një punonjës policie në Këlcyrë.
Lajmi si zakonisht, nuk u botua kurrë.
Nuk dihet nëse kryetari i PS-së ra pre e këtij shantazhi dhe pagoi gjobën, apo thjesht e injoroi.
Por sot, ky portal ka ndryshuar komplet historinë.
Tani nuk akuzon më vetëm kryetarin e PS të Përmetit, por dhe atë të Këlcyrës.
Që këtu, kuptohet qartë se kemi të bëjmë me një shantazh të hapur.
Në ditët në vijim, do të publikojmë dhe kush është ky gazetar gjobëvënës, me nuse serbe e pronar Italian, duke qenë se punon edhe në një television të Tiranës, Report TV.

