21 Maj, 2026

Të keqen e Enver Hoxhës…

 Të keqen e Enver Hoxhës…

Në 60-vjetorin e themelimit, Universiteti i Arteve ndau sot certifikata mirënjohjeje për mbi 30 personalitet që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij institucioni dhe formimin e artistëve të rinj.

Mes tyre, u nderua skulptori Kristaq Rama për “kontributin themeltar në krijimin e Fakultetit të Arteve të Bukura dhe rolin vendimtar në zhvillimin e Arsimit të Lartë në fushën e arteve, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në formimin e brezave dhe në identitetin akademik të institucionit”.

Në aktivitetin që u mbajt në universitet, ku u bënë bashkë student e ish-studentë, pedagogë dhe personalitete të artit e kulturës, certifikatën me emrin e Kristaq Ramën, e mori nipi i tij, Zaho, djali i Edi dhe Linda Ramës.

Salla shpërtheu në duartrokitje në këto momente.

E gjithë skena, të ngjante me ato të kohës së diktatorit Enver Hoxha.

Apo me ato që shohim në Korenë e Veriut, ku populli duartroket me ovacione fëmijët e diktatorit.

Për të mos folur pastaj, për titujt e mediave.

Shikoni fjala vjen, titullin e Top Channel, për “lajmin” në fjalë:

“Momenti emocionues në 60-vjetorin e Universitetit të Arteve/ Zaho Rama merr certifikatën e mirënjohjes për gjyshin e tij, skulptorin e madh Kristaq Rama”.

Dhe thoni pastaj, që s’jemi në diktaturë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *