21 Maj, 2026

Rrëfeu atentatin ndaj deputetit të PD, “pentito” i SPAK i frikësuar për jetën: Më ndjekin makina luksoze…

 Rrëfeu atentatin ndaj deputetit të PD, “pentito” i SPAK i frikësuar për jetën: Më ndjekin makina luksoze…

Është zhvilluar ditën e sotme procesi gjyqësor për atentatin  e ndodhur në 2019 te mbikalimi i Shkozetit, ku mësohet se pronari i tokës ku u gjetën armët dhe automjeti i autorëve të ngjarjes,  ka kallëzuar kërcënimet e marra ndër vite nga disa persona që qarkullojnë me makina luksoze.

Burime për mediat bëjnë me dije se procesi është zhvilluar i ndarë, ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës të cilët  thuhet se po gjykohen në një proces tjetër.

Dëshmitari me iniciale A. P, njëherazi dhe pronari i tokës ku u gjetën makina dhe armët e përdorura nga autorët e atentatit është thirrur nga SPAK për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me atentatin e bujshëm ku mbeti i vrarë shoferi 23-vjeçar Andi Maloku.

Mësohet se shtetasi A.P ka qenë tepër i trembur në lidhje me ngjarjen dhe ka rrëfyer para Gjykatës së Posaçme se ndihet i kërcënuar.

Sipas tij, atë të gjithë e akuzojnë si spiun të SPAK e për rrjedhojë të presionit të ushtruar ndaj tij, ka bërë me dije se do të largohet nga Shqipëria.

Po ashtu dëshmitari tregoi se 2 prej fëmijëve të tij janë larguar më herët nga Shqipëria dhe ndodhen në kamp jashtë vendi, vetëm për shkak të atentatit të 2019.

Ndërsa më tej A.P pretendon se e kanë goditur me levë pas koke dhe e kanë kërcënuar dhe në polici. Personi në fjalë ka shprehur frikë për jetën e tij duke shhtuar se ndiqet nga automjete të shtrenjta, që sipas tij janë persona që kanë lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja.

Dëshmia e tij ka tërhequr vëmendjen e gjyqtarit të çështjes, Paulin Cera i cili mësohet se i ka sugjeruar atij të denoncojë menjëherë rastin qoftë në polici apo prokurori.

Po ashtu dhe prokurori i SPAK, Adnan Xholi ka dalë në mbështetje të tij duke i bërë me dije se do t’i  vërë në dispozicion agjentët e Byrosë Kombëtare për të verifikuar pretendimet që dëshmitari kishte në lidhje me episodet e fundit.

Mirëpo ky i fundit ka kundërshtuar duke theksuar për të disatën herë se do të largohet nga Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *