Analisti i Veliajt: Atij i kanë bërë puç brenda PS-së, por gabuan keq
Ilir Yzeiraj, bën pjesë tek ata analistë, që ka dalë hapur pro Erion Veliajt.
Madje së fundmi shkoi dhe në sallën e gjyqit për ta takuar.
Se pse e mbështet Yzeiraj, Veliajn, madje duke u bërë kamikaz me shkrimet e tij kundër SPAK, direkt pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, nuk do shumë mend ta kuptosh.
Por në një shkrim të fundit, ai sulmon Partinë Socialiste, duke thënë se kanë qenë socialistët që i bënë “puçin” Veliajt, çka çoi në arrestimin e tij.
“Erion Veliaj e ka shpallur veten të pafajshëm dhe ka akuzuar politikën, segmente të caktuara të superstrukturës që ndaj tij është ngritur një kurth.
Mënyra e trajtimit të tij dhe të çështjes së tij tani i kanë bindur edhe mbështetësit e shumtë të Erion Veliajt se ai është një viktimë e një kombinacioni tipik shqiptar.
Heshtja e Partisë Socialiste ndaj skandaleve që po vihen re përditë në çështjen Veliaj, trajtimi çnjerëzor i tij në burgjet shqiptare në kohën kur ministër i drejtësisë ishte socialisti i përkëdhelur nga Rama, Ulsi Manja të bën të dyshosh se brenda Partisë Socialiste diçka është thyer keq.
Veliaj tani po fiton mbështetjen e gjerë të popullit socialist sepse të gjithë po binden se ai përfaqëson anën e drejtë të politikës shqiptare dhe se kundërshtarët e tij, ata që nuk e duan lidershipin e tij këtë radhë u gabuan”, shkruan ai.