21 Maj, 2026

“Qeveria Teknike” e Pëllumb Pilinçit, ultimatum Ramës: Liro zyrën brenda 7 ditësh, ndryshe do të ndërmarrim një operacion ushtarak si i Venezuelës

 “Qeveria Teknike” e Pëllumb Pilinçit, ultimatum Ramës: Liro zyrën brenda 7 ditësh, ndryshe do të ndërmarrim një operacion ushtarak si i Venezuelës

E ndërsa Partia Demokratike kërkon rrëzimin e qeverisë Rama për krijimin e një qeverie teknike që do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, më i shpejtë është treguar Prof. Pëllumb Pilinçit që ka krijuar “Qeverinë Teknike të Shqipërisë me Kufij Natyror”.

E ashtuquajtura “Qeveri Teknike e Shqipërisë me Kufij Natyror” i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të lirojë ambientet e Kryeministrisë brenda 7 ditësh.

Në dokumentin me tone dramatike dhe elementë të fortë fantashkence politike, pretendohet se mandati i qeverisë ka përfunduar më 11 gusht 2025 dhe se drejtimin e vendit e ka marrë Prof. Pëllumb Gani Pilinçi. Mes kërkesave përfshihen dorëzimi i çelësave, vulave, regjistrit të personelit dhe madje edhe fshirja e “zhgarravinave nëpër mure”.

Kulmi i letrës vjen te paralajmërimi për një “operacion ushtarak të ngjashëm me atë të Venezuelës”, që sipas autorëve mund të realizohet në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit, nëse Rama nuk largohet vullnetarisht nga godina.

“Qeveria Teknike” e Pëllumb Pilinçit, ultimatum

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *