21 Maj, 2026

E vetmja herë që SPAK i shkoi Ramës në zyrë…

 E vetmja herë që SPAK i shkoi Ramës në zyrë…

Armand Shkullaku thotë se Edi Rama kontrollon drejtësinë e re dhe SPAK-un.

Këtë gjë, sipas tij, e pamë në rastin e Belinda Ballukut.

“Arben Ahmetaj, kur nuk ju desh, e shkarkoi dhe doli tha përpara të gjithë kamerave që po të jem unë kryeministër ja bëj më keq.

Po domethënë, për ça, për ça të duhet drejtësia? Drejtësia duhet për të mbajtur pushtetin. Drejtësia duhet për të mbajtur pushtetin. Ramës pushtetin nuk ia rrezikojnë dot as burgosja e Ilir Beqës, as e Erion Velisë, as e këtyre të tjerëve që ka dalë vetë e ka thënë merreni këtë. Merreni. A, ti mund ta marrësh Erion Velinë.

Po larg qoftë se po të bllokosh inceneratorin fantazmë që nuk ekziston në Tiranës, sepse aty duhet të kalojnë lekët, ato lekë përdoren për fushatë, një pjesë e lekëve kanë kaluar, ato lekë shkojnë për blerje votësh dhe për pasuri personale secili nga këta.

Ti mund ta godasësh Ilir Beqën, konçesioni i sterilizimit vazhdon, lekët shkojnë tek atje ku i themi ne, ecën puna përpara. Ti mund ta godasësh edhe ndonjë grup kriminal mbas zgjedhjeve. Ama për zgjedhjet ata duhet të jenë aktivë. Ne e pamë me sytë tanë çfarë ndodhi në 2021-shin dhe e pamë çfarë bëri Tahiri.

Pra i vetmi rast, i vetmi rast ku SPAK-u, që e kemi thënë në mënyrë të figurshme, po e përsërisim prapë, guxoi të nxjerri këmbën nga rrethi, sepse shkoi jo te paradhoma e Ramës, se paradhomë nuk pyet ai, dhe Ahmetaj paradhomë ishte po e shiti. E shiti. Ai e çoi Ahmetajn për ndjekje penale, ai e çoi, ja votoi imunitetin me vrap, ai e dha urdhrin. Po të isha unë tha gjykatës, menjëherë.

Sepse hetimet për Arben Ahmetajn nuk preknin këtë. Thoshin ku ke fjetur dhe sa shtëpi ke dhe sa gra ke. Kjo ishte procesi për Arben Ahmetajn. Kurse te kjo zonja (Belinda Balluku) i tha sa tendera ke bërë, si i ke bërë, kush e kontrollon njësitë e prokurimit, grupin që vlerëson ofertën, si i anullon ti tenderat?

Dhe në këtë rast i vetmi, i vetmi që SPAK-u nxori këmbën nga rrethi dhe e kemi diskutuar, s’po i hyjmë dryshime të administratës amerikane, një gjë që pritej. Rama çfarë bëri? Rama nxori shkopin dhe tha, o budallenj, këtu nuk vini dot. E mbani mend diskutimin e Ramës?

Ku shkoni ju me patllake, çoi luftë. Me patllake drejt Kryeministrisë do përplaseni me gardën. Mos guxoni të shkelni te parlament. Se unë kam dhe Ulsiun tha, që del në Top Channel dhe thotë ju ul rrogat. Vini gishtin kokës këtë herë. Kështu thotë. Vini gishtin kokës ju gjyqtarë. Ka dy momente.

Pra këtu ti kupton, rasti i Belinda Ballukut është përjashtimi që tha Bushati, që përforcon rregullin. Në të vetmin rast që ata guxuan, ne e pamë reagimin e Ramës. Dhe jo ti, po në shumë debate që ne kemi bërë deri para zonjës Balluku, kush ka qenë, refreni i mbështetësve të reformës në drejtësi dhe të Partisë Socialiste?

Kjo është reforma më e mirë për Shqipërinë. Këtë e bëjnë aleatët tanë. Kjo ka mbështetjen e Amerikës dhe që nga 1912-ta, Shqipëria nuk ka pasur kurrë këtë drejtësi dhe kjo është falë mazhorancës. Se Sali Berisha me Ilir Metën donin ta sabotonin këtë.

Dhe gjithë kjo, ky mal me diamant u shndërrua në mal me mut në momentin që këta vajtën ke Bela. Pse? S’kishte më drejtësi aty. E dëgjuat çfarë tha Rama? Këtyre u ka marrë koka erë, tha. Janë kthyer te drejtësia e Enver Hoxhës. Këta po përdorin metodat e sigurimit të shtetit. Kush janë këta prokurorë që më vijnë mua këtu, si ma pezullojnë mua, këto do ndryshoj kodin civil, do ndryshoj kodin penal, do ndryshoj kushtetutën, do t’i bëj të gjitha këto.

Për çfarë? Sepse për herë të parë që nga krijimi, guxuan të imagjinojnë se mund të prekin dikë ose mund të prekin pushtetin e Ramës, se nuk ka rëndësi emrat konkretë. Po këtu po flasim…”, u shpreh Armand Shkullaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *