21 Maj, 2026

Denoncimi publik: 23-vjeçari nga Përmeti akuzon babain dhe inspektorin e Policisë, se e morën më qafë

 Denoncimi publik: 23-vjeçari nga Përmeti akuzon babain dhe inspektorin e Policisë, se e morën më qafë

Në rubrikën Shihemi në Gjyq te “E Diela Shqiptare”, u trajtua historia e Andreas Papës, një 23-vjeçar nga Përmet, i cili pretendon se humbi ëndrrën për t’u bërë pjesë e policisë pas një ngjarjeje që lidhet me verifikimet ndaj tij.

Andrea tregoi se kishte lënë studimet për mjekësi për të ndjekur ëndrrën e tij në Akademia e Sigurisë.

Në shtator 2025 ai shpallet fitues pas kalimit me sukses të testimeve dhe në tetor nis zyrtarisht shkollën.

Sipas rrëfimit në studio, në muajin nëntor babai i tij, Robert Papa, kontaktohet nga kryepolici i zonës në Përmet, i cili i thotë se djali i tij ishte kërkuar nga Gjykata e Gjirokastrës si dëshmitar në një proces penal.

Problemi, sipas Andreas, ishte se në shkresë ndodheshin vetëm emri dhe mbiemri i tij, pa të dhëna të tjera identifikuese si atësia, datëlindja apo numri i identitetit, që të provonin se bëhej fjalë pikërisht për të.

Andrea akuzon babain e tij se pa e njoftuar i ka dhënë të dhënat personale dhe adresën inspektorit të policisë Artan Hysesani.

Sipas tij, ky veprim ka sjellë pasoja të rënda, pasi më pas nisi procesi që përfundoi me përjashtimin e tij nga Akademia e Sigurisë.

Ai shprehet se ndihet i tradhtuar dhe beson se ky gabim i ka kushtuar karrierën dhe të ardhmen që kishte ndërtuar me shumë sakrifica.

Gjatë emisionit, Andrea kërkon përgjigje publike nga babai i tij për arsyen pse dha informacionet personale pa verifikuar më parë nëse personi që kërkohej nga gjykata ishte vërtet ai.

Nga ana tjetër, familja përpiqet të shpjegojë situatën dhe pasojat emocionale që kjo histori ka sjellë në jetën e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *