21 Maj, 2026

“Sherri nisi për shkak të Viktor Ruçit” – Rrëfehet Kostandin Vogli: Kur isha në burg, “i forti” i Tepelenës më nxorri vëllain…

 “Sherri nisi për shkak të Viktor Ruçit” – Rrëfehet Kostandin Vogli: Kur isha në burg, “i forti” i Tepelenës më nxorri vëllain…

Kostandin Vogli,  që mbeti i plagosur ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë ku hubi jetën Rexhep Isamili, ka deklaruar se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur nga konfliktet me Viktor Ruçi. Autori i dyshuar i shpallur në kërkim, ka pasuer mosmarrëveshje lidhur me administrimin e një beach bar-i.

Burime për mediat bëjnë me dije se Vogli ka treguar kishte qenë i arrestuar dhe gjatë kohës që ai kryente dënimin e tij, Ruçi ka larguar vëllain e tij nga biznesi, çka u bë dhe shkaku i konflikteve mes tyre.

Në dëshminë  e dhënë Vogli ka nënvizuar se shkak për debatin mes tyre është bërë ndarja e të ardhurave nga aktiviteti dhe moszbatimin e marrëveshjes që kishin pasur mes tyre.

“Ne kishim një marrëveshje, por ai nuk e zbatoi. Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit.

Ne kishim shkuar për tu sqaruar pasi disa ditë më parë debatuam për këtë çështje dhe nuk arritëm të gjenim një zgjidhje, më shmangej dhe atë natë mora vesh që ishte në lokal”, ka deklaruar Vogli.

Ditën e djeshme, Policia zbardhi skenaret e vrasjes që tronditi mbrëmjen e 7 majit Sarandën.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në ambientet e lokalit në pronësi të Rexhep Ismailit, pranë kryqëzimit të fshatit Gjashtë. Hetimet paraprake kanë zbuluar se në lokal kanë mbërritur shtetasit Lulzim Tabaku, 37 vjeç, Idriz Çela, 40 vjeç, Eljo Muço, 19 vjeç, Kostandin Vogli, 31 vjeç, Marjo Agalliu, 22 vjeç dhe Ermal Shkalla, 21 vjeç.

Sipas hetimeve të bëra për zbardhjen e ngjarjes së plotë, ata mësojet të jenë afruar te tavolina ku ndodhej Tori Ruçi, i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë, ndërsa konflikti ka nisur menjëherë me sende të forta dhe goditje fizike.

Pas pak, situata mes biznesmenëve është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Nga hetimet rezulton se biznesmeni Rexhep Ismaili ka marrë një armë automatike dhe ka qëlluar në drejtim të personave të përfshirë në konflikt.

Në vijim të shkëmbimit të zjarrit, dyshohet se Lulzim Tabaku ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të 66-vjeçarit, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe humbi jetën në vendngjarje. Gjatë përplasjes mbeti i plagosur në këmbë edhe Kostandin Vogli, i cili sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është shoqëruar nga policia dhe do t’i nënshtrohet procedurave penale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *