Arlind Qori: Si u xhindoz Fevziu pse i përmenda Samir Manen. TCH e fshiu fare intervistën
Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, duke folur për lirinë e medias në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se në mediat shqiptare mund të thuash çfarë të duash për figurat e larta të politikës, por nuk mund të përmendësh oligarkët e vendit, duke sjellë rastet e dy intervistave në dy televizione kombëtare.
“Ne kemi pluralizëm pa pasur demokraci. Ne mund të kemi shumë media për frymë por nuk kemi shumë hulumtues që kërkojnë të vërtetën. Unë dua ta shoh si problem kryesor oligarkinë ekonomike. Cila media sot në Shqipëri do të mbijetonte pa statusin e investitorit strategjik? Cila do të mbijetonte pa paratë e oligarkut që është pronari i saj?
Përdoret media si një mënyrë për të kapur shtetin. E treta, gjatë fushatave elektorale, ti sheh kryetarin e një partie mizë që del një orë a thua se është kryetar i një partie të madhe. Rama del e thotë jam i diskriminuari i madh. Do ju marr një shembull, kur ishte kulmi i skandalit të Belinda Ballukut.
Kaloi vala e saj, filluan ftesat. Kjo është fuqia e Ramës dhe Ballukut. Berisha është si ata të diktaturës kur lejohej të kritikohej ndonjë drejtor ndërmarrjeje por jo ministrin. Berisha kur vjen puna ta klani apo topi mbyll gojën dhe bën sikur nuk sheh. Sot është më e thjeshtë të kritikosh Edi Ramën se oligarkët. Mund t’i kritikosh Ramën e Berishës por po preke oligarkët aty fillon autoritarizmi i vërtetë.
Jani Marka dha një intervistë për 1 majin. Sa përmendi Samir Manen u censurua edhe në Youtube. Situata është edhe qesharake. Unë jam dele e zezë të Klani. TV ku kam dalë më pak prej një viti është News 24. Kur u bë në verë që i morën godinën dhe dolën të gjithë. Unë thashë është oligark.
Jemi pjesë e një teatri të madh nëse nuk themi të vërtetën. Kur isha në Klan në debat me Fevziun, që ishte i xhindosur, si guxon ti në shtëpinë ton prek pronarin. Unë u thashë një të vërtetë që u dhemb. Aty ishte çështja. Një nga gjërat që na ndante ishte qëndrimi ndaj oligarkisë. U xhindos Fevziu dhe gazetarët. Po të mos kishte kamera kushedi çdo bëhej në atë emitonin. Ka gazetarë të mirë por nuk ka hapësirë. Nuk kanë ku e thonë. U mbyllet goja njerëzve që duan të thonë të vërtetat e mëdha”- tha Qori.