Biznesmeni që i ka kapur prej ko*esh të gjithë dhe që Berisha me Braçen s’guxojnë ta përmendin
Erion Braçe dhe Sali Berisha janë përplasur këtë të enjte në Kuvend, për çmimin e karburanteve në Shqipëri.
Diskutimi mes tyre u përqendrua më së shumti tek taksat qeveritare dhe tek modeli i tregut.
“Çmimi neto pa taksa i yni vazhdon të mbetet më i shtrenjti në rajon. Këtu, pasi kemi hequr taksat, ai që vendos është modeli i tregut, kosto, logjistika dhe patjetër marzhet e fitimit.
Kam bërë një llogari dhe e përsëris që i referohet datës 16 mars, çmimi neto i naftës në Shqipëri ishte 0.984 euro/litër.
Ajo që më bën mua habi është që diferenca shkon në 40%, çmimi neto pa taksa. Askush nuk flet dhe nuk e merr kurajën të flasë për modelin e tregut në këtë sallë, të gjithë flasin për modelin e taksave”, tha Erion Braçe.
Po kush përfiton nga çmimi i lartë i karburanteve në vend, që edhe nëse heq taksat qeveritare, mbetet ndër më të lartit në Europë, siç pohoi edhe vetë Braçe?
Emrin e tij, nuk e përmend dot as Erion Braçe dhe as Sali Berisha, që merren dhe debatojnë veç për taksat dhe modelin, kur dihet kush e ka monopolin e karburantit në Shqipëri.
Pse nuk e përmendin dot?
Berisha dihet, pasi “oligarkët” me të cilët e ka mirë dhe e financojnë, nuk i përmend kurrë.
Braçe me shumë mundësi, nga ana tjetër, ndoshta do të donte ta përmendte, por nuk ka fuqinë të shkojë aq larg.
Ndaj dhe qendrojnë veç tek modeli dhe taksat e shtetit.
Nuk shkojnë dot, tek ai që ka monopolin e karburanteve në Shqipëri dhe furnizon gjithë tregtarët e tjerë në vend.
Emri i tij, është Shefqet Kastrati, biznesmeni që ka kapur prej ko*esh si të majtë, edhe të djathtë. (Thuaje.al)