21 Maj, 2026

Flasim javën tjetër

 Flasim javën tjetër

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës, me qëllim përfshirjen në seancë të diskutimeve mbi raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Debati u zhvillua pas kërkesës së grupit parlamentar demokrat, i cili kërkoi që raporti i PE-së të trajtohej menjëherë në Kuvend. Nga ana tjetër, shumica socialiste argumentoi se dokumenti ende nuk është miratuar zyrtarisht nga Parlamenti Europian dhe se diskutimi i tij në Kuvend mund të zhvillohet javën e ardhshme.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi se raporti pritet të marrë miratimin përfundimtar në Parlamentin Europian në mesin e muajit qershor, pasi më herët është votuar në komisionin përkatës.

“PE këtë dokumentin do ta miratojë vetë në 16 ose 17 qershor sepse e ka miratuar Komisioni dhe do ta miratojë parlamenti. Na kërkohet ta miratojmë ne para se ta bëjë PE. Ne jemi shumë të gatshëm, por e kemi planifikuar javën tjetër më 14 maj. Kjo historia për të marrë këtë 2-minutëshin këtu, kjo nuk shkon.

E para na bën qesharakë, se do të presim ta miratojë PE. Besoj se do të jemi një delegacion nga ne në PE. Projektrezoluta e kaluar me 55 vota pro, 7 kundër, 7 abstenim të martën, rëndësi ka që të ruajmë edhe seriozitetin institucional. E mirëpresim diskutimin sapo ky dokument të miratohet”, tha Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *