21 Maj, 2026

Policia kap “kriminelen” e rrezikshme në Këlcyrë

 Policia kap “kriminelen” e rrezikshme në Këlcyrë

Një grua nga Këlcyra është çuar për ndjekje penale.

Kjo, pasi ajo akuzohet se në lokalin e saj, mbante pije të dyshuara sit ë kontrabanduara.

Ajo akuzohet gjithashtu, se kishte një punonjës të pasiguruar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen H. L., banuese në Këlcyrë, pasi gjatë kontrollit në subjektin e saj, u gjetën pije të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se kishte 1 punonjës të pasiguruar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *