21 Maj, 2026

Drejtoresha e Elon Musk rrëfehet në gjyq: Më ofroi spermë për të pasur fëmijë

 Drejtoresha e Elon Musk rrëfehet në gjyq: Më ofroi spermë për të pasur fëmijë

Shivon Zilis, ish-anëtare e bordit të OpenAI dhe drejtore në kompanitë e Elon Musk, ka dëshmuar në një gjykatë federale në Kaliforni, duke zbuluar detaje personale mbi marrëdhënien e saj me miliarderin dhe mënyrën si ai u bë babai i katër fëmijëve të saj.

Dëshmia e Zilis u dha në kuadër të procesit gjyqësor të nisur nga Musk kundër OpenAI, ku ai kërkon të sfidojë transformimin e kompanisë nga një strukturë jofitimprurëse në një model fitimprurës.

Sipas saj, në fund të vitit 2020, ndërsa kërkonte të bëhej nënë, Musk i ofroi të dhuronte spermë.

“Doja shumë të bëhesha nënë dhe Elon ma bëri atë ofertë. E pranova”, tha ajo në gjykatë, duke shtuar se Musk në atë periudhë inkurajonte njerëzit pranë tij të kishin fëmijë.

Zilis tregoi se, edhe pse kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike me Musk rreth një dekadë më parë, në momentin kur vendosën të kishin fëmijë nuk ishin në një marrëdhënie sentimentale.

Ajo tha se fillimisht ishte menduar që roli i Musk në jetën e dy binjakëve të lindur në vitin 2021 të ishte minimal dhe se atësia e tij do të mbahej “rreptësisht konfidencial”.

Megjithatë, sot Musk është aktiv në jetën e katër fëmijëve që ka me Zilis.

Dëshmia e saj ka edhe peshë korporative, pasi ajo ka qenë pjesë e diskutimeve të hershme mbi transformimin e OpenAI në një kompani fitimprurëse.

Dokumentet e paraqitura në gjykatë tregojnë se Musk kishte kërkuar më shumë kontroll mbi kompaninë dhe madje kishte propozuar integrimin e saj brenda Tesla.

Në fund, sipas email-eve të lexuara në sallën e gjyqit, drejtuesit e OpenAI, përfshirë Sam Altman dhe Greg Brockman, refuzuan idenë që Musk të kishte kontroll mbi kompaninë.

Zilis u largua nga bordi i OpenAI në mars 2023, në të njëjtën periudhë kur Musk themeloi xAI, rivalin direkt të ChatGPT.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *