21 Maj, 2026

Loja e rrezikshme në opozitë

 Loja e rrezikshme në opozitë

Nga Klementin Mile

Debati mes Agron Shehajt dhe Ermal Hasimjes nuk është thjesht debat për ligjin zgjedhor.

Është debat për një pyetje shumë më të madhe:

A duhet partitë e reja të bashkohen me PD-në për të rrëzuar Ramën,

apo duhet të ruajnë identitetin e tyre sepse ndryshe zhduken?

Shehaj thotë:

“Ky sistem është bërë që partitë e reja të mos hyjnë fare në Parlament.”

Pra ai ka frikë se nëse futet në këtë lojë, “Mundësia” tretet dhe zhduket politikisht.

Nga ana tjetër, Hasimja thotë:

“Nuk kemi më kohë për eksperimente. Opozita duhet të bashkohet kundër Ramës.”

Dhe këtu fillon problemi.

Sepse po krijohen dy opozita:

njëra që thotë “bashkim me çdo kusht”

tjetra që thotë “nuk bëhemi pjesë e sistemit të vjetër”

Nëse kjo vazhdon, opozita rrezikon të hyjë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme.

Dhe ai që fiton nga kjo është Edi Rama.

Sepse sa më shumë të zihen opozitarët me njëri-tjetrin,

aq më pak flitet për qeverinë.

Por ka edhe një rrezik tjetër.

Nëse Shehaj vazhdon me tone shumë të forta kundër gjithë opozitës tradicionale,

mund të fitojë mbështetje nga njerëzit e zhgënjyer,

por mund të mbetet vetëm.

Ndërsa nëse PD vazhdon me logjikën:

“ose je me ne, ose po ndihmon Ramën”,

atëherë shumë njerëz do ta shohin si parti që nuk pranon askënd tjetër.

Pra të dyja palët po futen në një konflikt që mund t’i dëmtojë të gjithë.

Sepse vjen momenti që njerëzit lodhen nga lufta brenda opozitës dhe thonë:

“këta s’bien dakord as me njëri-tjetrin, jo më të qeverisin vendin”.

Dhe aty fillon humbja e vërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *