Si e pushkatuan partizanët Ramize Gjebrean, pas lidhjes me Zaho Kokën
Ramize Gjebrea 21 vjece dhe Zaho Koka 24 vjec.
Ishin te dy partizane ne te njejtin zone dhe u lidhen bashke deri diku.
Prandaj Ramizeja u pushkatua nga partizanet per kete lidhje ne mars 1944 (ajo ishte e fejuara e Nako Spiros).
Ndersa Zaho u vra nga gjermanet pas 3 muajsh ne qershor 1944 dhe eshte hero.
Pushkatimi i Ramizese u quajt i gabuar dhe pas clirimit u be deshmore.
Letra e Enver Hoxhes per Nako Spiron pas vrasjes se Ramizese..
I dashuri shok Nako.
Vlora na lajmëron se shtabi i Brigadës V dhe disa shokë të terenit të mbledhur në gjyq të Posaçmë kanë gjykuar dhe dënuar me pushkatim shoqen Ramize Gjebren. E akuzonin për trathëti karshi partisë dhe shkelje e moralit proletar.
Brenda po ju çojmë letrën që ju dërgon Xhakua, s’është nevojë të zgjatemi mbi çështjen si ngjau. Kemi dhe raportet e proceset e këtij gjyqi por si dërgojmë se mos bien në dorën e armikut. Kur të takohemi i shef.
Me gjithë që djallija s’ishte sjell mirë, por prapë dënimi i dhënë ishte shumë i rëndë. Ç’ështja e dashuris së lirë, është shumë delikate dhe shokët as që e kanë kuptuar. Ç’ështja e Vlorës bëri shumë bujë atje dhe shokët e Brigadës të alarmuar, panë në punën që kish bënë Ramizeja një cënim dhe një diskreditim për ushtrinë dhe Partinë dhe muar atë vendim të shpejtuar pa pyetur Komitetin Qëndror.
Nga ana tjetër shoqja është përpjekur dhe ka larguar shokët dhe sabotuar punën vetëm e vetëm që të qëndronte vetëm me shokun Zaho Koka. Shokun në fjalë e kanë qitur nga Partija dhe e kanë çuar në krahinën e Korçës të punojë këndej.
Për këtë punë delikate të dashuris duhet të kenë shokët e Partis dhe të rinis kujdesin më të madh, pse këjo çështje mund të presij nga të dy anët. Po të kuptohet keq prej shoqeve o shokëve ç’ështja e dashuris së lirë ahere kalojmë fare lehtë në kurvëri dhe nga ana tjetër mund të kalojmë në jetën e murgërie dhe të murgeshave.
Shtrojeni çështjen kiartazi në rini dhe në parti në anë konferencash pse nuk jemi organizatë priftrinjsh por të gjitha punët duhet ti shohim nga ana e përparimit.