Denoncimi: Kaloj me elektrik dore tek pallati, se Bashkia nuk ndërron as një llambë. E bleva vetë
Një muaj që ndodhem në Përmet dhe te rrugica e shtëpisë llamba e djegur e një muaj kaloj me elektrik dore.
Llambat e vena janë më të lirat e nuk mbajnë as muajin edhe nga dielli thyhen se janë plastike e cilësisë më të dobët.
Shoh që nuk interesohet asnjeri ta ndrojë. E ndrova vetë sot, e bleva llamben 500 lekë. Sigurisht me të reja.
Kush e ka detyrë ? Ky problem jo vetem te rrugica e pallatit tonë, por ka edhe shumë të tjera në gjithë Përmetin.
Uroj të venë dorë sa më parë.
Po kështu edhe me pastrimin e rrugicës së gjithë pallatit, e pastroj vetë ditë për ditë, se 20 ditë prisja mos vinin dorë, por më kot.
Sheshet nëpër lagje, rrugët në lagje janë beter. Shumë pisllëqe hidhen ditë për ditë.
Do meren masa nga familjet të punojnë me femijët, shkolla punë të fortë e shoqëria po ashtu.
Uroj të vihen në program të dimë kur kemi radhen për rregullimet, sistemimet e shesheve, rrugëve….
Shihni edhe telat e çdo linje sa keq punohet (shih fotot).
Ç’ustallarë janë ata që kanë kryer këtë punë ? Shkel e shko… punë që s’shikohen me sy.
Më vjen t’i këpus të gjithë telat e t’i bëjnë nga e para.
Do bëhemi njerëz, do punojmë si duhet apo jo ? Me respekt Anesti Jançe.
Uroj të venë në veshin e duhur.


