“Ka ofruar shërbime seksuale nëpër Ambasada” – Gazetari fiton gjyqin ndaj Veliajt
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka fituar ditën e sotme gjyqin kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e kishte paditur për shpifje, pas një deklarate të bërë publikisht.
“Ka ofruar shërbime seksuale nëpër Ambasada”.
Kjo ishte një nga deklaratat që çoi Erion Veliajn dhe gazetarin Aulon Kalaja në gjykatë.
Kryebashkiaku e paditi gazetarin për shpifje me të cilin e fitoi sot gjyqin dhe mori pafajësi.
Kalaja tha më herët se për deklaratat publike që ka thënë “pirje rakie në burg” “Cun mami” etj, “Veliaj ka kërkuar që t’i thosha më fal, por nuk e bëj”.
Kalaja u shpall i pafajshëm, pas 18 seancash. Ai u shpreh se Veliaj nuk kishte qenë asnjëherë i pranishëm në gjykatë, por ishte përfaqësuar nga avokati i tij.
“Sot fitova gjyqin kundër Veliajt, i cili më kishte paditur për shpifje për një deklaratë që kisha bërë në televizion.
Gjyqi ka filluar në tetor, pas 17 seancash u vendos drejtësi nga gjykata. Kryetari i Bashkisë Tiranë më ka çuar në gjykatë që unë të tërhiqem nga deklaratat e mia.
Veliaj si në çdo seancë tjetër nuk u paraqit, por u përfaqësua nga avokatët e tij“, tha ai.
“Erion Veliaj të gjithë betejat i ka pasur fake, nuk ka bërë ndonjë betejë në jetën e tij. Çelësat e bashkisë ja dhanë në dorë. Ajo është bashkia e Ramës. Aksioni i tij politik është mashtrim i madh.
Ka pasur shoqëri civile, ai që e shkatërroi ishte Veliaj. Mjafti është përdorur si cingie nga ambasadat. Ju e keni parë Erion Veliajn të veshur si femër. Kanë qenë Erion Veliaj, Arbi Mazniku, Endri Fuga, vëllai i Veliajt që visheshin si gra dhe i ofronin shërbime seksuale ambasadave në Tiranë.
Mjafton të futeni në Google dhe të kërkoni. Ato janë foto të famshme. Si vishesh me tanga. Ne nuk jemi mësuar me këto. Ai kështu u fut në politikë. Shihni ahengjet e shfrenuara. Donin të fusnin LGTB si axhendë.
Rruga e vetme që ka është të flasë, ose është i kërcënuar. Ka vëllanë e kërcënuar, gruan po ashtu. Nëse do t’i bëjë një nder Shqipërisë është të dalë dhe të flasë”, u shpreh Kalaja në një emision, për të cilin dhe u padit nga Veliaj.