21 Maj, 2026

Zamira Kita rrëfen momentin e errët: Kam dashur t’i jap fund gjithçkaje, madje dhe jetës…

 Zamira Kita rrëfen momentin e errët: Kam dashur t’i jap fund gjithçkaje, madje dhe jetës…

Aktorja e njohur Zamira Kita ka ndarë një rrëfim të fortë emocional në një intervistë ekskluzive për revistën Bordo, ku flet për një periudhë të vështirë të jetës së saj pas përfundimit të Akademisë së Arteve, kur zhgënjimi profesional e ka çuar në mendime ekstreme.

Ajo tregon se, ndonëse kishte përfunduar studimet dhe kishte ëndërruar skenën, u emërua të punonte në një shtëpi kulture në fshatin Pirg pranë Korçës, gjë që nuk përputhej me pritshmëritë e saj artistike.

Në intervistë, ajo pranon hapur gjendjen e rënduar emocionale që ka përjetuar:

“Ka patur moment që kam menduar të heq dorë… nga gjithçka, madje edhe nga jeta, sepse ka qenë një zhgënjim i madh…”

Ajo shton se ky zhgënjim lidhej me pamundësinë për të ndjekur menjëherë rrugën e saj si aktore:

“Unë kisha studiuar katër vjet në Akademinë e Arteve… dhe ëndrra ime ishte të bëhesha aktore, të prekja skenën dhe ekranin… gjë që nuk e bëra dot dhe u zhgënjeva totalisht.”

Megjithatë, Zamira Kita thekson se nuk e la veten të dorëzohej, duke gjetur forcë te njerëzit që e rrethonin:

“Nuk isha kaq e dobët, isha një vajzë e fortë. Kisha brenda vetes forcë dhe karakter dhe sigurisht që e vazhdova rrugën time.”

Ajo tregon se mbështetja e mikeshave dhe kontaktet me botën e teatrit në Korçë e ndihmuan të rikthehej gradualisht në art, fillimisht në estradë dhe më pas në teatër, ku nisi të ndërtojë karrierën e saj profesionale.

Sot, ajo e sheh atë periudhë si një sfidë që e ka forcuar dhe e ka çuar drejt realizimit të saj artistik në teatër, film dhe komedi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *