21 Maj, 2026

Zaho shfaqet krah Ramës, komentuesit “habiten” me djalin e kryeministrit

 Zaho shfaqet krah Ramës, komentuesit “habiten” me djalin e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, ka qënë në një mbrëmje në Ambasadën italiane në Berlin, ditën e djeshme ku ka prezantuar trembëdhjetë nga vizatimet e tij, të ekspozuara në misionin diplomatik me rastin e ekspozitës së tij personale “Chrysalizing”, krahë djalit të tij Zaho.

Ndërkohë sipas raportimit të bërë nga agjencia e lajmeve ANSA, ka qenë ambasadori Fabrizio Bucci ai i cili i drejtoi një pyetje kryeministrit, dhe ai i tregoi të kaluarën e tij përmes shakasë duke u shprehur: “Unë jam artisti më i mirë në botë mes kryeministrave dhe kryeministri më i mirë mes artistëve!”

Teksa më tej ai është ndalur edhe të politika, ku u fokusua te Bashkimi Europian, të cilit i bëri thirrje për ndryshim të ritmit të anëtarësimeve, për të cilat tha se evropa mbetet shumë e ngadaltë dhe me pengesa.

Por nuk la pa përmendur edhe anët pozitive të saj, teksa u shpreh: “BE-ja është një bekim për ne; roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di se si ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar.”

Rama gjatë prezantimit, shoqërohej nga djali i tij i vogël Zaho.

Madje, ishte dhe në panel.

Zaho duket se është rritur goxha, por gjithë kohën rrinte në siklet dhe dukej si i habitur.

Aq sa shumë komentues, kanë ngritur pikëpyetje për gjëndjen e tij.

Por në një ambient të tillë, për një fëmijë është normale të jetë i sikletosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *