21 Maj, 2026

Berisha përjashton Meremen nga gara për kreun e PD: Nuk ka profil të lartë publik…

 Berisha përjashton Meremen nga gara për kreun e PD: Nuk ka profil të lartë publik…

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, dy kandidatët formalë që u regjistruan për të garuar përballë Sali Berishës e për t’i marrë fronin e Partisë Demokratike, janë skualifikuar nga komisioni zgjedhor.

Pas reagimeve të shumta që prodhuan këto dy emra dhe mbylljes së derës së PD për kritikët e Sali Berishës, duket se komisioni ka vendosur t’i skualifikojë edhe dy figurantët që pranuan të regjistroheshin sa për “sye e faqe”.

Tani, Sali Berisha mbetet i vetëm në të ashtuquajturën “garë” për drejtimin e partisë më të madhe opozitare.

Të dy, Sela dhe Mulaj, janë skualifikuar, pasi pavarësisht se janë anëtare të PD, nuk plotësojnë kriterin e figurës me profil shumë të lartë publik dhe politik, si dhe atë të eksperiencës drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal.

Një ditë më parë, për garën aplikoi edhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji dhe aktivistja Evi Kokalari, por kandidaturat e tyre nuk janë pranuar nga komisioni, me arsyetimin se nuk janë bërë nga anëtarë të PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *