“Benz”-i i vjedhur në Gjirokastër, gjendet në… Konispol
Një “Mercedez Benz” C220 me targa AB567HL në pronësi të “Auto Late”, u grabit në mes të ditës në Gjirokastër, dy ditë më parë.
Personi me emrin Jani Skimbis që e ka marrë me qira është zhdukur pa lënë gjurmë dhe ka dorëzuar kopje të patentës.
Rasti u kallëzua në Policinë e Gjirokastrës.
Sot mjeti është gjetur i parkuar anës rrugës dhe i braktisur në qytetin e Konispolit.
Makina nuk ka pësuar asnjë dëmtim, ndërsa personi që e grabiti është në kërkim nga Policia.