Si u grabit “Benzi” në mes të ditës në Gjirokastër: Dalin detajet dhe emri i autorit
Një “Mercedez Benz” C220 me targa AB567HL në pronësi të “Auto Late”, është grabitur në mes të ditës në Gjirokastër.
Personi me emrin Jani Skimbis që e ka marrë me qira është zhdukur pa lënë gjurmë dhe ka dorëzuar kopje të patentës.
Rasti është kallëzuar në Policinë e Gjirokastrës.
Policia e Gjirokastrës ndërkohë, e ka shpallur në kërkim atë.
Policia bën apel që kushdo që ka informacion për këtë person, apo të ketë parë automjetin e grabitur, të telefonoje në numrin 129 të Policisë së Shtetit.