21 Maj, 2026

Denoncimi i aktorit Ilir Hunçi: Si ma hoqën gruan nga puna në Shqipëri, për ta zëvendësuar me militantë partie

 Denoncimi i aktorit Ilir Hunçi: Si ma hoqën gruan nga puna në Shqipëri, për ta zëvendësuar me militantë partie

Aktori Ilir Hunçi, që prej vitesh jeton në Amerikë, duke komentuar transformimin e Ilir Metës në burg, ka sjellë edhe një rast të familjes së tij, se si i hoqën gruan nga puna kur ishte në Shqipëri, për ta zëvendësuar me militant partie.

“Në fillim dua të them,se unë bëj pjesë tek ata qytetarë që mendoj, se Ilir Meta dhe ish bashkëshortja e tij, nuk janë krejtësisht të pastër në rrugëtimin e tyre politik.

Këtë e kam të provuar indirekt, edhe me një histori të familjes time, ku në vitin 2011, një eksponent i spikatur i LSI-së, që për arsye higjienike nuk po ja përmend emrin, pasi u “zgjodh” kryetar i Njësisë Bashkiake 2, largoi pa asnjë arsye nga puna, gruan time si inxhiniere ndërtimi, e super kualifikuar, në detyrën e urbanistes prej 17 vjetësh!

Të cilën, e zëvendësoi me dy militantë injorantë të LSI-së! Ku siç përflitej, jo vetëm e kishin blerë atë vend pune, por dhe ishin të detyruar që nga paga mujore, të linin peng për LSI-në, 30% të kësaj page!

Kjo ka qënë një praktikë normale në LSI-në e Ilir Metës! Sigurisht që, bashkëshortja ime, pas një procesi gjyqësor, fitoi të drejtën e rikthimit në punë. Por kjo histori jo e lehtë për familjen time, nuk më bën që të humbas arsyen dhe të rreshtohem me atë pjesë të qytetarëve, që në “histeri”kolektive, shajnë, fyejnë dhe nxjerrin “vrerin e urrejtjes” ndaj gjendjes dramatike të Ilir Metës, të cilën patëm rastin ta shohim në seancën e parë gjyqësore të filluar ndaj tij”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *