21 Maj, 2026

Gazetari shqiptar, për të cilin thuhet se është babai i Vuçiç

 Gazetari shqiptar, për të cilin thuhet se është babai i Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është kthyer sërish akuzave publike se ai është djali i gazetarit shqiptar Fahri Musliu, duke i quajtur si gënjeshtra të mëdha dhe që bëhen për ta goditur politikisht.

Gjatë podcastit “The Rest Is Politics: Leading”, Vuçiç reagoi i revoltuar, teksa tha se kanë prekur moralin e së ëmës, në mënyrë që të ia përdorin politikisht se ai është pro-shqiptar, meqenëse është djali i një shqiptari.

Sipas presidentit serb, ky është një nga “mallkimet” që e ka prekur më shumë gjatë karrierës së tij të gjatë politike.

“A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër edhe gazetari Fahri Musliu, më herët i ka mohuar thashethemet që ai është babai biologjik i presidentit serb. Musliu i ka konsideruar si shpifje dhe diçka e tillë është e hidhur.

“Çdo ditë ke nëpër rrjetet sociale ku më thonë se ‘pse s’po e detyron atë djalin tënd me na njoftë, me e njoftë Kosovën’. Unë tash po reagoj, po them ‘s’po më dëgjon bre, çka ka me bo, më ka dalë prej dore’.

Pra, është një shpifje, me të thënë të drejtën, mjaft e hidhur. E hidhur sepse shpifjet janë të tilla. Po të kishte diçka konkrete, unë jam njeri i tillë që e pranoj sikur që e pranoj fëmijën tim, bie fjala”, tha në një emision televiziv gazetari Musliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *