21 Maj, 2026

Edi Rama shpërthen ndaj Damian Gjiknurit: Je njeri i lig dhe plot mllef

 Edi Rama shpërthen ndaj Damian Gjiknurit: Je njeri i lig dhe plot mllef

Në mbledhjen ku kërcënoi me përjashtim nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin, Edi Rama duket se është përplasur edhe me Damian Gjiknurin.

Këtë raporton të paktën, gazetari Mariglen Kume.

Kjo, pasi Gjiknuri, raportohet të ketë kërkuar llogari, nëse akuzat ndaj ministrit Ferit Hoxha nga opozita, për ofendimin e shqiptarëve të Maqedonisë, janë të vërteta apo jo.

Rama ka shpërthyer ndaj Gjiknurit, duke e quajtur të lig dhe plot mllef.

“Nuk të lë ligësia dhe mllefi, ndaj i bën pyetje njësoj si llumi mediatik ministrit Ferit Hoxha”, mësohet t’i ketë thënë Rama, Gjiknurit.

Ky i fundit, ndryshe nga Spiropali, nuk ka reaguar. (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *