21 Maj, 2026

“Kam halle…” – Gent Pjetri i harruar nga të gjithë: Askush s’më pyet pse pi, cili është shkaku që më çoi në këtë gjendje

 “Kam halle…” – Gent Pjetri i harruar nga të gjithë: Askush s’më pyet pse pi, cili është shkaku që më çoi në këtë gjendje

Moderatori ikonik i “Fiks Fare”, me imazhin e të cilit janë rritur disa breza, Genti Pjetri ka ardhur së fundmi me një intervistë, e cila na ka shfaqur dhe një herë realitetin e trishtë në të cilin ai po jeton, mes harresës dhe sëmundjes.

Në Podcast me Jonën, Pjetri rrëfen pa filtra një jetë që ka ndryshuar rrënjësisht, larg dritave të skenës dhe buzëqeshjes që publiku kujtonte aq mirë.

I emocionuar, por dhe i rënduar, “Doktori” ka folur për gjykimet, etiketimet që i janë bërë ndër vite dhe për mungesën e mirëkuptimin nga ata që dikur i konsideronte të afërt.

Pjetri ndalet te një nga plagët më të thella, mënyra si njerëzit fokusohen te pasojat dhe jo te shkaqet. Ai thotë se në botën që po jetojmë është më e lehtë të gjykosh sesa të pyesësh, më e lehtë të largohesh sesa të kuptosh.

“Ti e kuptove çar më ka ndodhur mua?  Tani dreq mori gjithmonë thonë Genti pi një gotë. Po mirë a më thua dot pse? Pse more kam dhe unë halle kam dhe unë një lloj.

Dakord e pi gotë dy e tre, po askush nuk pyeti kush është shkaku që mëçoi mua deri këtë pikë. Pyesin kolegët, “miqtë”, nuk është e lehtë të zgjedhësh.

Ne jemi njerëz që ndikohemi, gjykojnë të gjithë edhe kushëriri 11 a 15  nuk është mirë kështu, por askush nuk pyet pse”, thotë Pjetri , i ci ili më tej flet edhe për ato “miqësi” që tanimë prej kohës ia kanë kthyer shpinën.

“Pastërti është miqësi.  Nëse kam një mik dhe shok e fus në shpi dhe i hap derën them k yështë miku im, shoku im. E dua si vëlla. Me aq mundësi sa kam.  Kam pasur miq, shokë, kolegë dhe jo jam zhgënjyer, por shumë”, shton ai më tej.

1 Comment

  • Genti unë të njoh qysh kur këndoje përball parlamentit dhe kishe zë briliant, e kuptoj që shumica e muzikantëve kanë pirë dhe vazhdojnë të pijnë se e do puna, zanati etj.
    Hallet e shtojnë më shumë pirjen e alkoholit.
    Jemi takuar me Mir Shkurtin që kemi qenë shok 8 vjeçare tek kafeneja afër RTSH, të kam takuar disa herë me ishin rrotull tek pazari ri, por hallet nuk t’i di dhe sëmundja që besoj ka ardhur nga stresi më shumë e kanë rënduar gjendjen.
    Shpresoj të mos kesh shumë stres se është i poshtër. Po munde pastro trupin për ca kohë dhe hiqe stresin se jeta është e bukur.
    Po deshe ndihmë shpirtërore dhe për të hequr toksinat dhe parazitët në trup unë të ndihmoj.
    Halle kam edhe unë tani me bashkëdhorten dhe ndoshta ndihmojmë njëri-tjetrin me këtë rast.
    Jeta është e bukur edhe kur kemi halle.
    Më shkruaj në messenger se jemi shokë bashkë. Xhevahir Lamuça. Këndojmë tek Studio ime se i kam instrumentat dhe pikturojnë bashkë të heqësh mendjen nga gjërat e këqija që ke kaluar.
    Kurajo vëlla artist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *