Deputetja leshëverdhë e PS jep alarmin: Po shpërrndahen gënjeshtra, për të zbehur arritjet tona
Deputetja leshëverdhë e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, jep alarmin se në media po shpërndahen gënjeshtra, për të zbehur arritjet e kësaj Qeverie.
“Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar diskutuam në detaje procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Folëm edhe për dizinformimin që përhapet çdo ditë, shpesh me qëllim për të zbehur arritjet, për të mbjellë dyshim dhe për të minuar besimin tek e ardhmja europiane e vendit.
Integrimi nuk njeh ngjyra politike. Nuk është betejë partie, por rruga e Shqipërisë.
Është interes kombëtar, përgjegjësi e përbashkët dhe detyrim ndaj qytetarëve që presin një shtet më të fortë, institucione më të mira dhe standarde europiane në jetën e përditshme”, shkruan ajo.