21 Maj, 2026

Gazetarët që thuhet se merrnin mijëra euro në muaj nga Meta, të shqetësuar pse ai është dobësuar: O njerëz të poshtër, pse nuk dilni të protestoni?

 Gazetarët që thuhet se merrnin mijëra euro në muaj nga Meta, të shqetësuar pse ai është dobësuar: O njerëz të poshtër, pse nuk dilni të protestoni?

Gazetarët që thuhet se merrnin mijëra euro nën dorë nga Ilir Meta, janë shfaqur dje në emisionet e darkës, për të dhënë alarmin për gjëndjen e tij shëndetësore.

Ata janë revoltuar pse ai është dobësuar në burg.

“Duke parë Ilir Metën shohim një njeri që është keqtrajtuar qëllimisht. Duket sikur ka qenë në Aushvic, jo në burgje normale shqiptare, por si çifutët e mbijetuar të Aushvicit.

Ai mund të dalë i pafajshëm, bashkë me Monikën.

Ideja është që në çdo hap që shohim, vendimi është marrë, sikur ajo gjyqtarja do ta dënojë. Ta lëmë në atë kafazin e xhamit, ta lëmë në burg ashtu siç është masa e sigurisë, të rrijë dhe të keqtrajtohet nga Drejtoria e Burgjeve dhe nga kushdo me urdhër të Ramës, se ky është vendosur që të dënohet, se vendimi është marrë, nuk e merr gjykatësja.

Ky proces deri tani na ka treguar se është i paravendosur”, tha Enton Abilekaj në një emision.

Ndërsa Baton Haxhiu shkoi dhe më tej, duke kërkuar burgosjen e gjyqtarëve.

Haxhiu e ka konsideruar një turp dhe një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, mbajtjen e Metës në kafaz, madje duke bërë thirrje që gjyqtari që e ka marrë këtë vendim të burgoset dhe njerëzit të demonstrojnë para gjykatës.

“Kjo është punë e ndërgjegjes së atyre që udhëheqin drejtësinë. Të hetosh për të treguar të drejtën brenda kafazit, është e kundërta e asaj që proklamon drejtësia.

Vite të tëra ka qenë mungesa e estetikës totale, hekurat brenda sallës së gjykatës që ishte turp. Asnjëherë nuk kemi kërkuar të hiqet. Nuk shkojnë bashkë ato të dyja. Tani dikush u ka thënë ta bëjmë me xhama, se estetika është diçka jashtë kafazit.

Vrazhdësia edhe në kopshtet zoologjike është hequr, edhe luanët janë hequr nga kafazët me hekura, janë bërë me xhama. Duhet të jesh shumë i poshtër dhe jo human, të jesh në gjykatë dhe të marrësh vendim të tillë. Duhet të jesh frikacak, i poshtër, të mos kesh kurrëfarë ndjenje.

Ajo që mua më bën përshtypje, si ka mundësi që ai njeri kthehet në shtëpi me ndjenjën e humanitetit, dhe të jetë me ndërgjegje para fëmijëve dhe familjes që dikush mund të jetë brenda kafazit? E trajton njeriun si kafshë të rrezikshme, nuk ka shtet dhe polic që e ruajnë.

Si ka mundësi? Po sikur ai njeri të lirohet? Gjëja e parë duhet futur në burg ai gjyqtar që merr vendim për kafaz. Kjo shoqëri është e poshtër që nuk demonstron para gjykatës për kafazin.

Kisha patur qejf që edhe Monika të ishte në kafaz, që bashkë me Metën të mos pranojnë gjyq brenda kafzit. Le ta dënojnë Ilirin ashtu siç është. Kjo është marrja e Zotit. Ky vend nuk ka as qeveri dhe as Parlament, kur një njeri gjykohet në kafaz.

Do të them, kafazin le ta bojkojtojnë, Ky shtet nuk meriton të quhesh shtet nëse një njeri dënohet brenda kafazit. Nuk ka demokraci, liri dhe demokraci, fjalë të lirë, brenda kafazit.

Nuk e kam thënë tani, por kam shkruar për këtë. Duhet të jesh gjyqtar i turpshëm, frikacak, jo profesional. Turp”, tha Haxhiu.

Edhe ish-deputeti i LSI, Ralf Gjoni, u shpreh i shokuar nga pamja e Metës.

“Unë jam shokuar kur kam parë foton e Metës dhe personalisht ndjejë keqardhje që e shoh në këtë fazë dhe në këtë gjendje. Duket që është i stresuar dhe që ka ngrënë një kolpo të fortë e cila po transmetohet edhe përmes fytyrës. Nuk e kuptoj aspak domosdoshmërinë e një kafazi jo vetëm për Metës por për çdo përfaqësues i cili nuk paraqet një rrezikshmëri të madhe për procesin gjyqësor, hetimet kanë mbaruar”, u shpreh Gjoni.

Ai thekson se Ilir Meta nuk është thjesht një person i zakonshëm, por një figurë që ka mbajtur poste kyçe si president, kryeministër dhe kryetar Kuvendi, pra një nga aktorët më të rëndësishëm të tranzicionit politik në Shqipëri gjatë dekadave të fundit.

Sipas Gjonit, mënyra se si po trajtohet Meta nuk është vetëm çështje personale apo ligjore, por mund të krijojë një precedent për të ardhmen.

“Një ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar kuvendi, një nga figurat më ë le të themi domethënëse politike të 2030 viteve të fundit në politikën shqiptare, por Nga ana tjetër është edhe një proces i cili jo vetëm reflekton denigrim politik të një figure politike, por edhe përgatit një precedent për figurat e ardhshme. Pra, çfarë do ndodhte nesër nëse Edi Rama arrestohet? Do të trajtohet me të njëjtin etalon matës, do të trajtohet me ë të njëjtën mënyrë? Se kjo është pyetja sot”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *