Ndahet dosja “Veliaj” – Disa prej biznesmenëve të akuzuar dhe Klotilda Bushka do gjykohen më vete
Dosja “Veliaj” do të ndahet në dy pjesë, pasi GJKKO pranoi kërkesën e 7 të pandehurve për gjykim të shkurtuar, mes tyre biznesmenët Abule, Bektashi apo edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.
Të pandehurit që do të gjykohen me gjykim të shkurtuar
Elman Abule- “Rametal” shpk;
Fatmir Bektashi- Kontakt shpk
Mirton Lika- Lani shpk
Frosina Bollo- OJF “Frobolous”
Adela Kondakçiu
Fatjon Baci
Klotilda Bushka
Me këtë vendim për Veliajn do të rihidhet në short dosja.
Seanca për të pandehurit me gjykim të shkurtuar do mbahet me 20 maj, ku do jepen konkluzionet e Prokurorisë